Muriqi peshon gati sa Lukaku dhe Ibrahimoviç në “Serie A”

Transferimi i Vedat Muriqit te Lacio nga rradhët e Fenerbahçes u prit me shumë bujë, megjithatë edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serie A, afrimi te kryeqytetasit italian rezultoi si dështim i madh për Igli Taren.

Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit.

Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë “Calciomercato”, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.

Vedat Muriqi është në 5 futbollistët që peshojnë më tepër në Serie A. Sulmuesi shqiptar peshon 92 kile, duke përmbyllur listën me emra si Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku, dy super futbollistë, pjesë e dy skuadrave milaneze.

Futbollistët që peshojnë më shumë në “Serie A”:
Vedat Muriqi 92 kile
Audano Soumaoro 93 kile
Romelu Lukaku 94 kile
Zlatan Ibrahimovic 95 kile
Antonio Donaruma 96 kile

Leave a Reply