Portieri i Shkëndijës, Rexhepi, mund të qëndroj edhe një sezon te Skënderbeu!

Bekim Rexhepi është padyshim zbulimi i Skënderbeut në 8 ndeshjet e fundit në Superligën shqiptare. Gardiani 24 vjeçar me skuadrën korçare u bashkua gjatë merkatos së janarit, duke ardhur si huazim nga Shkëndija e Tetovës.

Forma e mirë, siguria në portë dhe mbështetja që ka marrë në Korçë ka bërë që Rexhepi ta shohë te qyteti i bukur nga juglindja e Shqipërisë.

Pas fitores me Apoloninë dje në Korçë, Rexhepi ka konfirmuar mes buzëqeshjesh për mediat shqiptare, se po sheh mundësinë që të qëndrojë edhe sezonin që vjen në Korçë.

Më së pari skuadra do duhet të sigurojë matematikisht mbijetesën, me korçarët që kërkojnë edhe për një sezon lojtarin në pronësi të Shkëndijës.

“Mund të qëndroj në Korçë edhe sezonin që vjen”, – tha Rexhepi pas ndeshjes së djeshme.

Kujtojmë, përveç portierit, Rexhepi, nga rradhët e Shkëndijës te Skënderbeu në formë huazimi po luan edhe mbrojtësi i talentuar kosovar, Leard Sadriu. Që të dy këta ndihmuan shumë skuadrën korçare në stinorin pranveror, duke pasur parasysh se Skënderbeu nga një skuadër thuajse e dorëzuar, arriti të ngrihet dhe ti ik madje edhe pozitës së balotazhit. Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të edicionit 2020/2021, Skënderbeu me 34 pikë mban pozitën e 7-të në renditjen tabelare në Superligën shqiptare, aty ku një luftë e ashpër po zhvillohet edhe për titullin kampion.

Leave a Reply