Tifozët e Lids me kërkesë deri te drejtuesit e tyre: Mos e shisni Alioskin!

Ndeshja e djeshme ndaj Vest Bromuiç Albionit, me shumë gjasa do të jetë e fundit për Ezgjan Alioskin në Premierligën agleze me fanellën e Lids Junajted.

Emri i futbollistit shqiptarë të përfaqësueses së Maqedonisë lidhet me gjigandët turq të Galatasarajit.

Ndërkohë tifozët e Lids Junajtedit të cilët në disa ndeshje këtë sezon e kanë kritikuar Alioskin për paraqitjet e tij në mbrojtje, tashmë kanë ndërruar mendje, pasi në ndeshjen e djeshme ata ju dërguan një mesazh të qartë drejtuesve të tyre. “Alioski të lutem qëndro. Ju lutem mos e shitni Alioksin. Ne nuk duhet të lejojmë largimin e Alioskit, ai meriton kontratë të re”, ishin këto disa nga porositë e tifozëve të Lidsit në ndeshjen e djeshme.

Ndryshe Alioski këtë sezon me Lidsin ka zhvilluar 36 ndeshje, duke regjistruar edhe 2 gola.

Leave a Reply