Ish futbollisti i Shkëndijës i bashkohet Dinamos së Tiranës!

Ish mbrojtësi i Shkëndijës, Olsi Teqja shumë lehtë mund të ndodh që të rikthehet në futbollin shqiptarë. Ai së fundmi ishte pjesë e futbollit francez, ndërsa destinacion i rradhës në karrierën e tij mund të jetë skuadra e Dinamo Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

32-vjeçari Teqja prej dy javësh është duke u stërvitur me dinamovitët, që sezonin e ri do luajnë në Superligën shqiptare.

Kësisoj Teqja po projekton një rikthim në Shqipëri, teksa verën e vitit 2020 braktisi Kukësin për skuadrën e Beavais, që garonte në ligat inferiore në Francë.

Sezonin e fundit Teqja zhvilloi 13 ndeshje me skuadrën e re, duke koleksionuar 1170 minuta.

Duket se gjithçka do zyrtarizohet në ditët në vijim, me futbollistin që është një dëshirë e drejtuesve, ndërsa ka dy javë që stërvitet me Dinamon.

Kujtojmë se Teqja është një lojtar me eksperiencë të madhe në Superligën shqiptare dhe besohet se do jetë shtylla për prapavijën e “Bluve” nga Tirana. (infOSport.mk)

Leave a Reply