Lukaku thyen heshtjen, tregon nëse do të qëndrojë tek Interi!

Romelo Lukaku bëri një siper sezon me Interin, duke ndihmuar skuadrën “neroaxurre” që ët shpallet kampion në Itali.

Që prej transferimit nga Mançester Junajtedi tek Interi, Lukaku ka bërë 95 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 64 gola dhe 16 asistime mbi emrin e tij, ndërsa e gjithë kjo bëri që ai të fitojë simpatitë e tifozëve “zikaltër”.

Pikërisht këta të fundit ndihen shumë të lumtur në këto momente, kjo pasi

sulmuesi belg ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Xhuzepe Meaca”.

Ka qenë vetë sulmuesi belg, që ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, duke  konfirmuar se do të vazhdoj aventurën me kampionin e Serie A, Interin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

“Do të qëndroj tek Interi. Veçse kam biseduar me trajnerin e ri Inzaghin. Ndoshta nuk duhet ta them këtë ende, por ishte një bisedë tejet pozitive. Ndjehem shumë mirë tek Interi”, tha Lukaku për “VTM”.

Në sezonin 2020/21, Lukaku e ndihmoi Interin drejt titullit të Serie A, ku në 36 paraqitje është përfshirë në 34 gola, respektivisht në 24 gola dhe 10 asistime.

Leave a Reply