Mançini pas fitores ndaj Turqisë! Na kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në finalen e Uembllit

Italia e Roberto Mançinit mposhti bindshëm 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020(1), duke marrë tre pikët e para në Grupin A.

Performanca e futbollistëve italian ishte fantastike duke mposhtur turqit si në rezultat ashtu dhe në lojë. Pas ndeshjes, tekniku Roberto Mançini u shfaq i kënaqur duke u shprehur se kanë mbetur dhe 6 ndeshje deri në finalen e Uemblit.

”Ne luajtëm një ndeshje të mirë, madje edhe në pjesën e parë kur nuk gjetëm golin. Ishte ndeshja e parë, nuk ishte e lehtë dhe luajtëm kundër një ekipi të mirë.  Tifozët na ndihmuan dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt. Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, është një kënaqësi e madhe për të gjithë italianët. Shpresoj për shumë mbrëmje si kjo, kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në finalen e Uemblit’’, – është shprehur Mançini.

Italia ndodhet në Grupin A me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin, teksa kundërshtari i rradhës me 16 qershor do të jetë Zvicra e shqiptarëve me në krye kapitenin Granit Xhaka.

Leave a Reply