Pandev: Gati të japim zemrën për gëzime të reja

Goran Pandev pa dyshim se është lideri kryesor te përfaqësuesja e Maqedonisë, që sot do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Euro 2020, njofton “infOSport.mk”. Një ndër futbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Maqedonia në prag të sfidës me Austrinë, tha se ekipi është gati për të dhënë zemrën në terren, vetëm e vetëm që Maqedonisë ti sjellin gëzime të reja.

“Është e vërtetë se kemi emocione, e vërtetë është se të gjithë te Maqedonia, futbollistët, tifozët, mediumet dhe opinioni e presin këtë moment. Besoni se jemi të përgatitur që të japim zemrën për gëzime të reja, pasi e dijmë se të gjithë sytë në Maqedoni janë drejt nesh. Unë e pranova sfidën e seleksionuesit para 6 viteve kur erdhi në Xhenova dhe më bindi që të rikthehem në ekipin përfaqësues për atë se na presin ditë të suksesshme. Dhe më duket se kjo ishte rruga kryesore për të realizuar ëndrrën. Por,  gjithsesi edhe unë dhe bashkëlojtarët jemi të gatshëm ta pranojmë edhe këtë sfidë. Dëshira sigurisht është të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të përpiqemi mos ta mbyllim Europianin vetëm me tre ndeshje” – u shpreh fillimisht Goran Pandev, i cili gjithashtu foli edhe për kundërshtarin e sotëm, Austrinë.

“Kemi përvojë të hidhur me këtë përfaqësuese, por i kemi analizuar mirë ndeshjet e tyre të fundit. E dijmë se na pret një ndeshje e vështirë, është një përfaqësuese që është e përgatitur fizikisht mirë. Ajo fitore ndaj Gjermanisë solli vetbesim në radhët tona, këta djem janë më të vetëdijshëm për kualitetet e tyre dhe kjo duhet të jetë motivim shtesë në secilën ndeshje të Europianit” – deklaroi Pandev.

Maqedonia sot me 12 qershor shkruan historinë, pasi me fillim në ora 18:00 kundër Austrisë do të zhvillojë ndeshjen e parë në një Europian. (infOSport.mk)

Leave a Reply