Italia fiton sërish me rezultat bindës, viktimë këtë herë Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit (VIDEO)

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit A, edhe atë sërish me rezultat bindës 3:0. Këtë herë skuadra e Roberto Mançinit mundi Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët pësuan disfatën e parë në këtë europian, pas barazimit 1:1 ndaj Uellsit në ndeshjen e xhiros së parë.

Kujtojmë “axurrët” në ndeshjen hapëse kishin mundur Turqinë, njëjtë me shifrat 3:0.

Goli i Xhorxhio Kielinit në minutën e 19-të u anulua pas intervenimit të VAR për shkak prekjes së topit me dorë. Mirëpo vetëm 7 minuta më pas, Manuel Lokatelli shënoi golin e epërsisë pas asistit të mrrekullueshëm të Berardit.

Fare në fund të takimit Çiro Immobile shënoi edhe golin e tretë për Italinë, duke bërë që italianët edhe njëherë tjetër të gëzojnë tifozët e tyre në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Italia me 6 pikë kryeson renditjen në grupin A, duke lënë pas vetes Uellsin me 4 pikë, ndërkohë Zvicra me 1 pikë renditet si e treta. Pa asnjë pikë Turqia mban pozitën e fundit në renditje. (infOSport.mk)

Leave a Reply