Pogba në stilin e Ronaldos, largon birrën nga tavolina! (VIDEO)

Poll Pogba është bërë futbollisti i fundit që ka hequr një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave, duke larguar një birrë që i ishte vënë përpara për konferencën për media pas fitores ndaj Gjermanisë të martën.

Pogba është kapur nga kamerat teksa heq shishen e birrës, ndërsa videoja menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale.

Veprimi i Pogbas erdhi pak ditë pasi superylli portugez Kristiano Ronaldo hoqi “Coca-Colën” e vendosur në tavolinën e konferencave për media.

Leave a Reply