Tirana i rrëmben një sulmues FC Shkupit!

Tirana është rikthyer te pista Matej Cvetanovski. “Bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare e kishin kërkuar edhe vjet sulmuesin 23 vjeçar, i cili në fund vendosi ti thotë “PO”, FC Shkupit.

Edhe pse kontrata e Cvetanoskit me skuadrën nga Çairi skadon dhjetorin e vitit 2022, i njëjti lidhet me një kalim në Superligën shqiptare dhe konkretisht me Tiranën, aty ku luajnë edhe dy ish shokët e tij nga Vardari, Kristijan Toshevski dhe Filip Najdovski.

I bashkuar me Shkupin në janarin e këtij viti, 23 vjeçari Cvetanoski zhvilloi 14 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe dhënë një asist. Ndryshe në elitën e futbollit tonë vendor, ku përveç Shkupit, ka luajtur edhe me Vardarin, Makedonija GJ.P dhe Pelisterin, Matej Cvetanoski, numëron 138 ndeshje, 16 gola dhe 18 asiste. (infOSport.mk)

Leave a Reply