Eriksen lë spitalin, operacioni shkoi mirë, ishte bukur të takoja shokët e ekipit

Kristian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikale ku në zemrën e tij vuri një defribilator.

Një lajm i mirë ky për Eriksenin dhe për mbarë sportdashësit pas asaj ngjarje të ndodhur ditë më parë në ndeshjen ndaj Finlandës ku Eriksenit i ndodhi një arrest kardiak.

Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozët duke i falënderuar për mesazhet e shumta që kishte marrë:

“Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj ntifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”, tha Eriksen.

Leave a Reply