Fenerbahçe gati për të transferuar Edin Xhekon

Edin Xheko ka edhe një vit kontratë me Romën. Sulmuesi boshnjak mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, pavarësisht 35 viteve mbi supe.

Fenerbahçe është klubi që po interesohet për bomberin shtatlartë. Mediat turke raportojnë se drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur akordin financiar me sulmuesin boshnjak.

Tashmë mbetet që drejtuesit e të dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth anës financiare dhe Edin Xhekon ta shohim në Superligën turke.

Leave a Reply