Euro 2020, njihuni me golashënuesit më të mirë

Me dygolëshin e realizuar mbrëmjen e djeshme ndaj Frances, Kristiano Ronaldo renditet i pari në listën e golashënuesve të Kampionatit Europian, me 5 realizime.

Në 3 ndeshje, ylli portugez ka kontribuar në 6 gola, 5 prej tyre i ka shënuar ndërsa ka dhënë dhe një asist. Pas tij renditet sulmuesi suedez, Emil Frosberg i cili me dopietën kundër Polonisë po arrin të lërë gjurmë në këtë Europian.

Gjithashtu në kuotën e 3 golave gjendet dhe Levandosvki, Lukaku, Partik Shik dhe Uajnaldum. Në listë ka vend dhe për Xherdan Shaqirin i cili mbyll renditjen me 2 gola të realizuar dhe 1 asist.

Renditja e golashënuesve
1.Cristiano Ronaldo – Portugali – 5 gola, 1 asistim
2.Emil Forsberg – Suedi – 3 gola
3.Roberto Lewandowski – Poloni – 3 gola
4.Romelu Lukaku – Belgjikë – 3 gola
5.Patrick Schick – Çeki – 3 gola
6.Georginio Wijnaldum – Holandë – 3 gola
7.Memphis Depay – Holandë – 2 gola, 2 asistime
8.Ciro Immobile – Itali – 2 gola, 1 asistim
9.Ivan Perisic – Kroaci – 2 gola, 1 asistim
10.Xherdan Shaqiri – Zvicër – 2 gola, 1 asistim

Leave a Reply