Shifër e çmendur për Interin, Hakimi është i PSZh-së!

Prej javësh PSZh-ja dhe Interi janë në negociata për transferimin e Ashraf Hakimit dhe duket se gjithçka është arritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marokenit te nënkampionët e Francës.

Interi nuk e lëshonte të riun pa 70 milionë euro, por duket se është gjetur një rrugë e mesme mes palëve. “Gazzetta dello Sport” raporton se dy klubet kanë rënë dakord për 65 milionë euro.

Ndërkohë marrëveshja me vetë mbrojtësin e djathtë është arritur prej kohësh. Ai do firmosë kontratë 5 vjeçare dhe do marrë 8 milionë euro neto në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusesh.

Leave a Reply