Ditën e “xhuma” Ibraimi niset drejt Katarit, joshet nga milionat e sheikëve

Agim Ibraimi ka mbyllur aventurën e tij me Kukësin. Sulmuesi tetovar bëri një sezon fantastik në aspektin personal duke shënuar 17 gola e 6 asiste dhe ofertat në merkato nuk i kanë munguar.

Gjysma e Superligës, por edhe Ballkani në Kosovë e kërkojnë me ngulm, por Ibraimi ka zgjedhur të largohet nga futbolli shqiptar dhe Europa.

“Supersport” bën me dije se sulmuesi ka marrë një ofertë të majme nga Katari. Është skuadra e Al Arabit që kërkon Ibraimin duke i ofruar një kontratë për dy sezone me një vlerë prej 520 mijë dollarësh.

Ibraimi është bindur nga kjo ofertë dhe ditën e premte me shumë mundësi do të udhëtojë drejt Katarit për testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.

Leave a Reply