Pas Burhan Alijit, edhe një shqiptarë tjetër veshë fanellën e Sileksit

Sileksi po tregohet shumë aktiv në merkato. Kjo edhe për faktin se një numër i konsiderueshëm i titullarëve vendosën që të largohen pasi kjo skuadër nuk arriti të ruaj statusin e skuadrës elitare, njofton “infOSport.mk”.

Plotë 11 emra të rinj do të jenë pjesë e skuadrës nga Kratova në sezonin e ri, që për Sileksin nis që tani në korrik me ndeshjet e Europe Conference League.

Edhe pse humbi statusin e skuadrës elitare, skuadra nga Kratova si fituese e Kupës do të në prezantojë në Europë, bashkë edhe me tre skuadrat shqiptare, Shkëndijën, FC Shkupin dhe Struga Trim Lum.

Ndryshe në mesin e 11 emrave të rinj, bëjnë pjesë edhe dy futbollistët shqiptarë, Burhan Aliji dhe Arsim Lamallari.

Ky i fundit skuadrës nga Kratova iu bashkua vetëm ditë më parë nga rradhët e Skopjes, derisa Burah Aliji që disa javë më parë kishte vendosur që ti thotë “PO”, Sileksit, duke arritur nga rradhët e Ohrid Lihnidos. (infOSport.mk)

Leave a Reply