Murat Adili braktis Borecin, bëhet pjesë e Ohrid Lihnidos

Sulmuesi kërçovarë, Murat Adili, i ka dhënë fund aventurës së tij me Borecin, pjesë e së cilës skuadër ishte këto 6 muajt e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Adili ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te Ohrid Lihnidos, një skuadër serioze, që edhe sezonin e ri do të pretendojë një vend për në Ligën e Parë.

Edicionin e kaluar kjo skuadër humbi këtë mundësi vetëm në ndeshjen e balotazhit, kur u mund nga Renova, edhe atë përmes ruletit të penaltive, ndërsa nga tabori i Ohrid Lihnidos besojnë se me përforcime cilësore, një gjë të tillë mund të bëjnë realitet në sezonin e ri.

Adili stinorin pranveror me Borecin luajti në 14 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Ndryshe i njëjti në LPFMV numëron 23 ndeshje dhe 4 gola, duke pasur parasysh se kishte luajtur edhe me Renovën.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Ferizajin në Superligën e Kosovës, Vëllazërimin dhe Korabin. Përveç Adilit, drejtuesit e Ohrid Lihnidos prezantuan edhe sulmuesin Igor Kleçkaroski, derisa vazhduan kontratat me dy mbrojtësit, Ajradin Cuculi dhe Ljupço Trpeski.  (infOSport.mk)

Leave a Reply