ZYRTARE, Balotelli vazhdon karrierën në Turqi

Mario Balotelli ka bërë një transferim të papritur në futbollin turk, duke nënshkruar me skuadrën e Adana Demirspor, skuadër kjo që këtë vit u ngjit në Superligën turke.

Balloteli te kjo skuadër transferohet nga rradhët e Moncas, me të cilën skuadër nuk arriti që të ngjitet në Serie A.

Sulmuesi i njohur italian me Adana Demirspor ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa gjysmën e rrogës së tij do e paguajnë sponsorët e klubit turk.

“Sot kemi përfunduar një transferim që do të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit tonë Adana Demirspor me shkronja të arta. Balotelli zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ekipin tonë“, – thuhet në komunikatën e Adana.

Leave a Reply