Tairi flet para ndeshjes me Liepaja: Shpresojmë në një rezultat pozitiv

Struga Trim Lum sot do të debutojë në skenën europiane, duke shkruar historinë më të lavdishme të klubit që u themelua vetëm 6 vite më parë, shkruan “infOSport.mk”. Ekipi strugan që pas vetes ka një sponzor të fuqishëm në emrin e kompanisë gjigande “Trim Lum”, do të luaj në kuadër të Europe Conference League, kompeticioni më i ri ky i UEFA-s në nivel klubesh.

Kundërshtarë i Struga Trim Lum do të jetë skuadra letoneze e FC Liepaja, një klub me mjaft cilësi, sipas kapitenit Tairi,i cili megjithatë shpreson se në fund do i’a dalin të marrin një rezultat pozitiv.

“Për ne si klub na pret një ndeshje historike. Liepaja është një klub me mjaft cilësi, ne e kemi analizuar shumë mirë, e kemi parë anën pozitive dhe atë negative të këtij klubi. Shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv dhe të kalojmë në raundin tjetër”.

“Nuk na ka rastisur që të takohemi me ndonjërin nga futbollistët e Liepaja, ose të njihemi nga afër me futbollistët e Liepajës, por ne i kemi analizuar mirë dhe pothuajse i njohim anët e mira dhe të këqija”.

“Unë mendoj se Liepaja ka disa futbollistë mjaft cilësor, do ta përmendi këtu Kogan, Dodo dhe Simiç”.

“Unë nuk mund të parashikoj rezultat, por shpresoj të dalim neve me një rezultat pozitiv dhe të kalojmë në raundin tjetër” – deklaroi para mediave letoneze kapiteni, Flamur Tairi.

Ndeshja midis FC Liepaja dhe Struga Trim Lum starton në ora 16:00, njëjtë sikurse edhe ndeshja në Shkup midis Sileksit dhe skuadrës moldave të Petrokub. (infOSport.mk)

Leave a Reply