Portieri shqiptar që i inkuadroi në elitë, largohet nga Skopje

Një nga më meritorët për inkuadrimin e Skopjes në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga Autokomanda në sezonin e ri. Bëhet fjalë për portierin shqiptar Alban Miftari që ka ndarë rrugët me Skopjen, pasi drejtuesit e këtyre të fundit nuk e kanë parë të arsyeshme për ta vazhduar bashkëpunimin.

Kjo situatë e palakmueshme për portierin shqiptarë, por edhe për opinionin sportiv në vendin tonë ka ardhur si befasi, duke ditur se Miftari ishte një nga kryesorët që Skopje të shpallet kampion në Ligën e Dytë – Perendim, pasi i njejti ka dhënë kontribut maksimal dhe ka qenë vendimtar me pritjet e tij në ndeshje kyçe dhe derbi ndaj skuadrave që ishin pretendente për titullin.

Por gjithsesi tashmë Miftari do të kërkojë një ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij.  Kujtojmë që Alban Miftari, Skopjes ju bashkua një vit më parë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe portën e FC Shkupit.

Leave a Reply