Granit Xhaka edhe zyrtarisht është i Romës!

Granit Xhaka është zyrtarisht lojtari më i ri i Romës, raporton “Calciomercato.it”, përcjellë “infOSport.mk”.

Kishte në fakt gati 2 muaj që flitej për transferimin e futbollistit shqiptarë te skuadra e njohur italiane, derisa vetëm sot u bë zyrtare.

Roma e ka blerë mesfushorin për shifrën e 20 milion eurove, të holla këto që do shkojnë në arkat e Arsenalit, pjesë e së cilës skuadër, Granit Xhaka ishte që nga vera e vitit 2016-të.

Ai ekipit londinez iu bashkua nga Borusia Menhengladbahu, ndërsa brenda 5 viteve me fanellën e Arsenalit, zhvilloi 220 ndeshje, duke regjistruar edhe 13 gola dhe 20 asiste.

Leave a Reply