Interi gati për revolucion, largohen 6 sulmues, vjen një i ri nga Xhenoa!

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkatoje. Duke parë se dyshja, Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sançez e Pinamonti, si dhe të rinjtë Salsedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohen gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Xhenoa për të marrë sulmuesin Xhanluka Skamaça.

Drejtori Marota ka nisur kontaktet me drejtuesit e Xhenoas për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply