Erdhi si fëmijë dhe largohet si një legjendë, shihni shifrat e frikshme të Messit te Barcelona

Mbrëmë plasi një bombë e papritur! Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës! Klubi katalunas doli me një njoftim zyrtar, ku njoftoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye financiare.

Shkoi fëmijë dhe u largua legjendë, por cilat janë statistikat e Mesit me klubin që shkroi historinë e futbollit? “Pleshti” në total është aktivizuar në 778 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku arriti të realizonte 672 gola si dhe dha 305 asiste.

Në total, Messi fitoi 35 trofe, 10 La Liga, 7 Copa del Rey, 8 Superkupa të Spanjës, 4 Champions, 3 Superkupa Europane dhe 3 Kupa Bote për klube.

Leave a Reply