Gazetari i “AS”, Messi ka zgjedhur PSZh-në

Gazetari i të përditshmes së njohur spanjolle “AS”, Andres Onrubia Ramos, ka bërë të ditur praktikisht të ardhmen e Messit, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë PSZh-ja.

Janë 3 skuadrat që kanë potencialin për të përballuar kërkesat ekonomike të argjentinasit, edhe atë dy skuadrat angleze, Çelzi dhe Mançester Siti, si dhe ajo franceze e Paris Sen Zhermen.

Pikërisht këta të fundit shihen edhe si favoritë kryesor për nënshkrimin e “pleshtit”.

Gjithashtu flitet se babai i Messit do të udhëtojë shumë shpejt drejt Francës për të zyrtarizuar gjithçka. Gjithashtu gazetari spanjoll thekson se Mbappe do të largohet nga Parisi në rast se vjen Messi, duke i hapur francezit rrugën drejt trasnferimit te Real Madridi.

Flitet për një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Lajmi është bërë viral duke u përhapur me shpejtësi të madhe teksa të gjithë janë në pritje se çfarë do të ndodhë realisht ditëve në vijim.

Leave a Reply