Armando Broja sezonin e ri do të luaj me Sauthemptonin

Armando Broja sezonin e ri do të luaj me fanellën e Sauthemptonit. Lajmi po qarkullonte prej disa ditësh, por tashmë ka marrë edhe nuanca formale me talentin shqiptar që i është bashkuar shenjtorëve.

19-vjeçari është huazuar nga Çelzi për tek skuadra e Hasenhuttl ku do të qëndrojë për gjatë gjithë sezonit 2021-2022.

Broja u shfaq shumë i lumtur me këtë lëvizje duke deklaruar se ndjehet i entuziazmuar për këtë etapë të re ku shpreson të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij.

Ndërkohë që edhe tekniku gjerman Ralf Hassenhutl ishte i lumtur për këtë transferim duke e konsideruar lojtarin shqiptar si një talent të cilin ai personalisht e kishte ndjekur tek Vitesse dhe kishte mbetur i mahnitur nga aftësitë e tij.

Edicionin e shkuar futbollisti i skuadrës së kombëtares shqiptare luajti i huazuar nga Çelzi tek holandezët e Vitesses dhe në 34 ndeshje me fanellën verdhezi realizoi 11 gola, ndërsa më 18  Korrik pas disa paraqitjeve të mira në sfidat miqësore të “bluve” të Londrës rinovoi kontratën e tij me Çelzin deri në vitin 2026.

Leave a Reply