Interi sërish vihet pas shërbimeve të mbrojtësit spanjoll të Çelzit!

Interi është vënë sërish pas shërbimeve të spanjollit Markos Alonso,  që aktualisht është pjesë e skuadrës gjigande angleze të Çelzit.

Skuadra kampione e Italisë po tenton të transferojë spanjollin që disa afate, mirëpo “Blutë” e Londrës nuk e kanë lejuar largimin e tij.

Skuadra londineze i ka bërë të ditur Interit se lojtari nuk është në shitje dhe ai është në planet e tyre.

Por, “Neroaxurrët” mund të bindin Çelzin me 40 milionë euro, me Alonson që do të vendos më pas se ku dëshiron të luajë.

Mundësi tjetër për skuadrën italiane është edhe Filip Kostiç i Ajntraht Frankfurtit, por Alonson e kanë si kandidatë potencial për krahun e majtë të mbrojtjes.

Leave a Reply