FC Shkupi dhe Shkëndija shtyejnë ndeshjet e para të Kupës

Shkëndija dhe FC Shkupi për shkak tragjedisë që ndodhi në spitalin modular të Covid 19 në Tetovë, vendosën që të shtyejnë ndeshjen e javës së 6-të mes tyre, dhe e njëjta në vend që të zhvillohet të dielën, do të zhvillohet të martën, shkruan “infOSport.mk”.

Ky vendim ka bërë që tashmë të dyja skuadrat të shtyejnë edhe ndeshjet e para në kuadër të Kupës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen në mesjavë (15 shtator). Kësisoj ndeshjet e tyre të para në kuadër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, Shkëndija dhe FC Shkupi do ti zhvillojnë një javë më vonë, me datë 22 shtator.

Shkëndija në kuadër të 1/16 së finales do të luaj kundër ekipit të Kit Go në Pehçevë, derisa FC Shkupi në Strugë do të përballet me ekipin shqiptarë të Veleshtës. (infOSport.mk)

Leave a Reply