Formacioni i Struga Trim Lum kundër Skopjes

Struga Trim Lum pas pak në stadiumin e qytetit të Strugës do të luaj me Skopjen ndeshjen e xhiros së 6-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Bazuar në renditjen momentale, Struga Trim Lum llogaritet si favorite, edhe pse duhet pranuar se edhe Skopje nuk është një skuadër naive, por përkundrazi, një skuadër mjaft mirë e organizuar dhe që luan një futboll shumë agresiv.

Trajneri i ekipit strugan tashmë ka vendosur edhe për 11 emrat që do zbresin në fushë, duke zgjedhur të luaj me skemën 3-4-3.

Në portë është Davor Taleski, ndërsa para tij do të veprojë treshja Cake, Pere dhe Mecinoviq.

Në mesfushë nga krahët do të manevrojnë Jahja dhe Koçoski, derisa në qendër dyshja Bojku – Bosançiç.

Futbollistë më i avansuar në vijën e sulmit do të jetë Emir Skenderi, i cili do të ndihmohet nga krahët nga Fiton Ademi dhe Bunjamin Shabani.

Ndeshja Struga Trim Lum – Skopje starton në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply