Formacionet zyrtare, Shkëndija-FC Shkupi

Shkëndija dhe FC Shkupi sot në Tetovë do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kur kanë mbetur më pak se gjysmë ore deri në fillimin e këtij takimi, trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.

Te Shkëndija do të debutojë kamerunasi Guera Djou, i cili përforcoi rradhët e skuadrës kampipone gjatë pauzës për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së vendit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Qatar 2022”, ndërsa për debutim do të duhet të pret sulmuesi shqiptarë Sindrit Guri, një tjetër emëri i ri i ardhur në rradhët e Shkëndijës.

Në anën tjetër te FC Shkupi do të debutojë Vlladica Brdarovski, i ardhur ditë më parë nga rradhët e Dritës së Gjilanit. Sedlloski duke njohur kualitetet e tij, ka vendosur që Brda të jetë në formacionin e parë, aty ku bie në sy prezenca e vetëm një futbollisti shqiptarë, Blerton Sheji, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Më poshtë mund të njiheni edhe me formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Leave a Reply