Sezoni i ri në Ligën e Kampioëve ka filluar me surpriza. Skuadra favorite e Mançester Junajted, që në rradhët e veta tashmë ka edhe yllin portugez Kristiano Ronaldo u mund në transfertën në Zvicër përballë modestëve të Jang Bojs, njofton “infOSport.mk”.
Ronaldo ashtu sikurse në kampionat në fundjavë, bëri detyrën duke shënuar golin e avantazhit për “Djajtë e Kuq” në minutën e 13-të, mirëpo si duket kartoni i kuq i Van Bisaka në minutën e 35-të ndikoi negativisht për skuadrën angleze që në pjesën e dytë nuk arriti të tregoj vlerat, por përkundrazi dështoi në tërësi, duke pranuar dy gola.
Të saktë për ekipin zviceran ishin Moumi Ngamaleu (66’) dhe Siebatcheu (90+5’).
Në “Ramon Sançez Pizhuan”, Sevilja shpëtoi nga disfata përballë austriakëve të Red Bull Salzburg, në një ndeshje që prodhoi 4 penalti dhe që në fund u mbyll me barazim 1:1.
Austriakët fituan tre penalti në pjesën e parë, me Suçiç që një herë shënoi e një herë gaboi, sikurse kishte bërë më parë Adeyemi. Spanjollët golin e barazimit e realizuan në fundin e pjesës së parë, po nga penaltia me anë të Ivan Rakitiç.