Ndodhi edhe kjo, për herë të parë Barcelona pa asnjë goditje të saktë!

Barcelona u mund nga Bajerni i Munihut në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve. “Katalunasit” u mundën 3:0 në Kamp Nou nga skuadra kampione e Gjermanisë, që e dominoi ndeshjen në tërësi. Për më tepër, “katalunasit” nuk kanë pasur asnjë goditje të saktë gjatë gjithë ndeshjes.