Interi ka gjetur zëvendësuesin e Handanoviç!

Samir Handanoviç pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni pas 10 viteve të kaluara në “Xhuzepe Meaca”.

Slloveni te Interi erdhi vitin 2012 nga Udinese për 15 milionë euro. Ai gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë pika më e fortë e skuadrës “neroaxurre”, që vitin e kaluar u shpall edhe kampion në Itali.

“Calcio Mercato” raporton se Interi tashmë ka gjetur portierin e ri dhe se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Bëhet fjalë për portierin e Ajaksit,  Andre Onana, kontrata e të cilit me ekipin holandez skadon në fund të sezonit.

Onana është i gatshëm që të transferohet te Interi dhe marrëveshja pritet të finalizohet në merkaton e janarit.

Leave a Reply