Prodan provokon Markun, boksieri shqiptarë tenton të sulmojë ukrainasin në press konferencë! (VIDEO)

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me boksierin MaKSim Prodan këtë të shtunë, në stadiumin “Tottenham Hotspur” të Londrës.

Konferenca për shtyp para luftës mes këtyre dy boksierëve ishte tepër tensionuese.

Ishte boksieri ukrainas që provoki Markun duke i thënë se ka bërë gabim që ka pranuar ndeshjen me të.

 “Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrahë mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej me mua”-u shpreh Prodan gjatë konferencës, duke e acaruar kështu boksierin shqiptar i cili u ngrit ta godiste, por u ndal nga rojet e sigurisë.

Në kuadër të peshave të lehta, në kategorinë deri në 67 kilogramë, Marku do të përballet me Prodan në një përballje që do të jetë me 10 raunde.

Leave a Reply