Konfirmohet data dhe ora e “El Clasicos” së parë të këtij sezoni

Është konfirmuar data dhe ora e një prej ndeshjeve më të mëdha  në historinë e futbollit, ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Skuadrat këtë sezon vijnë me ndryshime të mëdha në formacionet e tyre, edhe pse Reali po mbahet mirë me Ançelotin e rikthyer në stol, ndërsa Barcelona ka tentuar të rinovohet, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, edhe pse “katalunasit” në 5 ndeshjet e deritanishme nuk kanë pësuar ende humbje, duke regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime.

Së fundmi La Liga ka konfirmuar se “El Clasico” e parë e këtij sezoni do të zhvillohet me 24 tetor në “Kamp Nou” me fillim në ora 16:15.

Leave a Reply