E bukur, Florian Marku kampion bote në IBF (VIDEO)

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote në IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara në stadiumin e Totenhamit në Londër.

Marku dominoi luftën përballë kundërshtarit të tij, të cilin megjithatë nuk arriti që ta nokautojë. Marku pas kësaj fitore të madhe u shpreh: “Më kanë nënvlerësuar shumë, por ja ku jam sot. Shikoni këtë titull, shikoni kë kam mundur. E kisha të lehtë”.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9, derisa një luftë e tij ishte mbyllur me barazim.

Leave a Reply