Ndeshje e çmendur në “Xhuzepe Meaca”, barazojnë Inter dhe Atalanta (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 2:2 derbi i javës së 6-të në Serie A midis Interit dhe Atalantas, ku shumë lehtë mund të kishte edhe fitues, njofton “infOSport.mk”.

Ishin vendasit fillimisht që shpërdoruan fitoren, kur DiMarko në minutën e 85-të humbi një penalti, derisa 3 minuta më vonë Atalantas iu anulua një gol përmes VAR.

Ndryshe ndeshja nisi me një eurogol të Lautaro Martines që në minutën e 5-të, ndërsa Atalanta u kundërpërgjigjë në çerekun e tretë të pjesës së parë, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë ukrainasi Ruslan Malinovski.

Ky i fundit në minutën e 30-të me një super gol të shënuar nga distanca fillimisht barazoi shifrat në 1:1, derisa 8 minuta më pas një predhë të Malinovskit, portieri vendas Handanoviç e devijoi vetëm deri te kapiteni Toloi, i cili nuk fali dhe nga afërsia shënoi për 2:1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Interi me anë të boshnjakut, Edin Xheko, arriti që të barazojë rezultatin në 2:2, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Pas këtij barazimi, Interi humbi pozitën e parë, në të cilën aktualisht ndodhet Milani, skuadër kjo që më herët gjatë ditës mundi Specian si mysafir me shifrat 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply