Miqësore, Futsal Shkupi mund Prishtina 01

Pas fazës së parë dhe të dytë të përgatitjeve, që Futsal Shkupi i kreu me shumë sukses nën dirigjimin e trajnerit të ri Ferid Agushi, i njëjti gjatë ditës së sotme pati mundësinë të shoh frytin e gjithë asaj pune përmes një miqësore të zhvilluar në Shkup përballë skuadrës së Prishtina 01.

Futsal Shkupi shënoi fitore 4:2, ndërsa përveç rezultatit, trajnerin Agushi e kënaqi edhe loja e lojtarëve të tij, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe “bardhekaltërit” nga Çairi treguan fytyrën e vërtetë.

“Pas mbarimit të fazës së parë dhe të dytë sot u zhvillua ndeshja  e parë miqësore kundër Prishtina 01. Përgatitjet ishin të  mundimshme dhe tepër me intensitet të lartë, dhe për atë arsye në pjesën e parë lojtarët mund të them se ishin në ngërç, kurse në pjesën e dytë dominuam ndeshjen”.

“Jam tepër i kënaqur me angazhimin e të gjithë lojtarëve, me kalimin e kohës duhet të përmirësohemi edhe në disa aspekte. Falemenderojmë ekipin e Prishtina 01 për lojën fer dhe korrekte, ndaj shfrytëzojë rastin që edhe atyre të ju urojë shumë suksese në kampionat” – u shpreh trajneri Ferid Agushi për faqen zyrtare të Futsal Shkupit.

Autorë të golave në takimin e sotëm përballë Prishtina 01 ishin, Ismet Ceka, Erkan Shabani, Ivan Sotirovski dhe Rexhep Sulejmani.

Trajneri Ferid Agushi deri para fillimit të kampionatit, i cili starton me 9 tetor ka paraparë të zhvillojë të paktën edhe 2-3 ndeshje miqësore, përmes të cilave do të ketë një pasqyrë edhe më të mirë për përgatitjen e ekipit të tij, me të cilin shpreson që në debutimin e tij si trajner të rikthejnë titullin e kampionit në Çair, që edicionin e kaluar iu morrë padrejtësisht Futsal Shkupit në tavolinë.

Leave a Reply