Është hedhur shorti për sezonin e ri 2021/2022 në elitën e futsalit vendor, ku këtë vit do të garojnë plotë 6 skuadra shqiptare, përfshirë këtu edhe dy skuadrat e inkuadruara nga Liga e Dytë, Shkëndijën e Tetovës dhe ekipin e Enhalon nga Struga, njofton “infOSport.mk”.
Kështu që në start shorti na servoi derbin e madh shqiptarë, Juventus Serava – Futsal Shkupi, ndërsa gjithashtu interesante pritet të jetë edhe sfida midis skuadrës së rikthyer në mesin e më të mirëve, Shkëndijës dhe Arben Bajramit nga Shkupi.
Skuadra e Karadakut nga Kumanova sezonin e ri do ta nis si vendas përballë Velesit, ndërsa kampionët në fuqi të Preokt Ciko do të luajnë kundër Zhelezarecit.
Enhalon nga Struga, që për herë të parë do të luaj në Ligën e Parë, ndeshjen debutuese do ta ketë kundër Crna Rekës në Kavadar. (infOSport.mk)
– Sezoni 2021/2021 – | |||||||||||||||
Futsal, Liga e Parë – Java 1 | |||||||||||||||
|