Hidhet shorti i ndeshjeve të 1/8 së finales, Shkëndija-Renova, finale para finales

Shkëndija – Renova është përballja më interesante e ndeshjeve të 1/8 së finales. Dy skuadrat shqiptare që këtë vit kanë ambicie të larta, do të takohen në një fazë shumë të hershme. Kështu deshi shorti i hedhur sot në ambinetet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku u përcaktuan edhe çiftet tjera të kësaj faze, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi, që gjithashtu shihet si një ndër skuadrat pretendente për trofeun, do të luaj kundër Tikveshit, ndërsa short i mirë edhe për Struga Trim Lum që në këtë fazë do të përballet me Borecin.

Një ndeshje tjetër mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo midis Akademia Pandevit dhe Makedonija GJ.P., në Manastir Pelisteri do të luaj me Rabotniçkin, ndërsa pas një kohe të gjatë do të kemi edhe përballjen me skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Skopjes.

Bregallnica pas eliminimit të Voska Sport në raundin e parë, edhe në 1/8 e finales do të luaj ndaj një skuadre nga Ohri, Ohrid Lihnidos, derisa në Strumicë Bellasica do të përballet me liderin aktual të Ligës së Dytë – Perëndim, Sileksin.

Të gjitha ndeshjet janë paraparë të zhvillohen me datë 20 tetor, ndërsa edhe në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje, ashtu që fituesi kalon në çerekfinale. (infOSport.mk)

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales

Shkëndija 20.10.2021 Renova
FC Shkupi 20.10.2021 Tikveshi
Struga Trim Lum 20.10.2021 Boreci
Ak.Pandev 20.10.2021 Makedonija GJ.P
Pelisteri 20.10.2021 Rabotniçki
Bregallnica 20.10.2021 Ohrid Lihnidos
Vardar 20.10.2021 Skopje
Bellasica 20.10.2021 Sileksi

Leave a Reply