Super Xheko, sikur ai kishte shënuar vetëm fenomeni Ronaldo me Interin!

Edin Xheko ka shënuar edhe sonte për Interin, duke ndihmuar ekipin e tij për të mundur Sasuolon në transfertë me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Xheko u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të, ndërsa vetëm pas 60 sekondave të kaluara në fushën e blertë boshnjaku arriti të shënojë golin e parë për Interin duke barazuar në ato momente shifrat në 1:1.

Ishte ky goli i 6-të në 7-të javët e para të kampionatit për Edin Xhekon, i cili këtë verë erdhi nga rradhët e Romës.

Një shifër të tillë në sezonin e parë me Interin e arrinte vetëm fenomeni Ronaldo, edhe atë në sezonin 1997-1998.

Sulmuesi boshnjak po kthehet në një lojtar kyç tek Interi, skuadër kjo që në këto javë nuk po ndjen edhe aq shumë mungesën e sulmuesit të saj kryesor nga edicioni i kaluar, Romelo Lukaku, i cili u transferua në Angli te skuadra e Çelzit. (infOSport.mk)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply