Ja si duket tabela në grupin e Shqipërisë pas fitores së madhe ndaj Hungarisë

Të shtunën në program ishin ndeshjet e xhiros së 7-të në kuadër të grupit “I”, ku bënë pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Shqipëria shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Hungarisë, me ç’rast vazhdoi të mbajë pozitën e dytë në grup me 15 pikë, një më shumë se Polonia e Levandovskit, që në anën tjetër mundi San Marinon me shifrat 5:0.

Me po të njëjtin rezultat, Anglia në transfertë mundi Andorrën, duke vazhduar të mbajë pozitën e parë në tabelë me 19 pikë, derisa Hungaria, kundërshtari mbetet në kuotën e 10 pikë, duke u renditur në pozitën e katërt. Në dy pozitat e fundt  janë Andorra me 3 pikë dhe San Marino pa asnjë pikë të fituar.

Ndeshjen e rradhës Shqipëria do ta zhvillojë me 12 tetor kundër Polonisë në “Air Albania Stadium”, ku me një fitore “kuqezinjtë” do mund të ëndërronin realisht Botërorin “Qatar 2022”.

Leave a Reply