Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka regjistruar një tjetër arritje të madhe në futbollin botëror. CR7 shënoi gol në fitoren 3:0 të Portugalisë ndaj Katarit, duke shënuar golin e parë për “luzitanët” në minutën e 37-të.
Në këtë mënyrë Katari bëhet kombëtarja e 46-të që Ronaldo i shënon, një gjë këtë që më herët nuk e kishte bërë asnjë futbollistë.
36-vjeçari Ronaldo me Portugalinë tashmë numëron 112 gola. Përballë Katarit, Ronaldo regjistroi paraqitjen e tij të 181-të, duke u shndërruar në një rekordmen në mesin e futbollistëve europian. (infOSport.mk)