Covid 19 godet sërish kombëtaren shqiptare!

Covid 19 ka tronditur sërish kombëtaren shqiptare. Një tjetër titullar i “kuqezinjëve” ka rezultuar pozitiv, me ç’rast do të humbas ndeshjen kundër Polonisë që në program është nesër mbrëma në “Air Albania Stadium”.

Fjala është për Sokol Cikalleshin, i cili në testet që kryhen një ditë para ndeshjes ka rezultuar pozitiv, ndaj dhe i njëjti është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.

Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.

Leave a Reply