Tifozët e Sauthempton çmenden pas Brojës, ja kërkesa e tyre ndaj drejtuesve të ekipit!

I mjaftuan disa minuta në sfidën ndaj Uest Ham, që Armando Broja të hynte në zemrat e tifozëve të Sauthempton, të cilët prej më shumë se një muaji kërkonin aktivizimin nga minuta e parë e sulmuesit shqiptar.

Trajneri Hasenhuttl e quajti një rezervë e mirë, por presioni e detyroi ta aktivizojë nga minuta e parë në sfidën e fundit të zhvilluar dje ndaj Lids Junajted dhe pikërisht 20-vjeçari shqiptar shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe fitoren e parë sezonale të skuadrës së tij.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Sauthemptonit të shpërthejnë në lavde ndaj Brojës në rrjetet sociale të klubit, ku ndër të tjera evidentojnë edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar.

Nuk mungojnë as kërkesat për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, që është në pronësi të Chelsea-t dhe luan si i huazuar te Southampton.

Ja disa nga komentet e fansave të Sauthempton:

“Të gjithë fansat e Sauthemptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”.

“Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”.

“Broja briliant. Gjithmonë e kam ndjerë se duhet të luajë nga fillimi në çdo ndeshje”.

“Bravo Broja dhe të gjithë të tjerët. Mirupafshim Noruiç”.

“Ndoshta po të qanin më shumë se 1000 fansa, për të aktivizuar Brojën nga minuta e parë, ju do t’i dëgjoni”.

“Imagjino shokimin tim… Pastaj luan Broja dhe fitojmë”.

“Ne duhet të blejmë Brojën. Ai është Pelle i ri, shkakton telashe në çdo ndeshje”.

Leave a Reply