Dybala barazon rekordin e Platinit te Juventusi!

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka barazuar rekordin e një legjende si Mishel Platini me “Zonjën e Vjetër”. Pas penalltisë së shënuar ndaj Interit mbrëmë, që i dhuroi një pikë Juventusit në derbin e Italisë, ai është barazuar me gola me legjendën franceze.

Argjentinasi ka shënuar deri tani 104 gola me Juventusin, po aq sa Platini. Ai gjithashtu është vetëm një gol larg barazimit të një rekordi tjetër që mbahet nga Xhon Çarls.

Gjithashtu, siç zbulohet nga “OptaPaolo”, argjentinasi është lojtari i parë që ka shënuar në tre ndeshje radhazi në derbin e Italisë që kur vlera e fitimit të ndeshjes është kthyer nga dy në tre pikë.

Kështu, Dybala është vënë në kërkim te rekordeve të reja me Juventusin dhe po shikon në mënyrë që t’i thyej sa më parë ata.

Leave a Reply