Edin Xheko vendos rekord të ri me Interin!

Edin Xheko po kalon momente shumë të mira te Interi, duke ndihmuar kampionët në fuqi të Italisë me golat dhe paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni.

Së fundmi bomberi boshnjak ka realizuar në derbin e madh kundër Juventusit, ndaj së cilës skuadër në fund Interi i tij megjithatë nuk mundi të shënojë fitore, pasi si gjithnjë mes shumë polemikash, ndeshja u mbyll me barazimin 1:1.

Sipas faqes së njohur së statistikave, “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka realizuar 5 gola në 4 ndeshjet e tij të para në ndeshjet shtëpiake në këtë kampionat.

Në epokën e 3 pikëve vetëm dy futbollistë “zikaltër” kanë bërë më mirë: Mauro Ikardi në sezonin 2017/2018 dhe Marko Branka në sezonin 1995/1996 ku kanë realizuar 6 gola të dy.

Aktualisht numri 9 i Interit në 9 ndeshje në këtë sezon në Serie A ka realizuar 7 gola.

 

Leave a Reply