Arbitër shqiptarë për ndeshjen FC Shkupi-Bregallnica

Me ndeshjen e së premtes midis FC Shkupit dhe Bregallnicës edhe zyrtarisht nis java e 12-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen në fjalë që do të zhvillohet në Çair do ta drejtojë arbitri tetovar, Furkan Idrizi.

Aleksandar Stavrev është caktuar për ndeshjen tjetër në Shkup, atë midis Skopjes dhe Renovës, ndërkohë ndeshjen në Tetovë midis Shkëndijës dhe Tikveshit do ta drejtojë Marjan Eckoski.

Stojançe Stojanov nga Shtipi është zgjedhur kryesori për takimin në Strugë, ku mejdanin do të ndajnë vendasit e Struga Trim Lumit dhe Akademia Pandevit, Marijan Stojanovski nga Kërçova do të drejtojë takimin në Veles midis  Borecit dhe Rabotniçkit, ndërkohë Stojançe Trpçevski nga Kavadari është caktuar për takimin midis Pelisterit dhe Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply