Shkëndija klubi më i mirë shqiptarë në renditjen e UEFA-s, por edhe më i miri në Maqedoni

Skuadra shqiptare e Shkëndijës, aktualisht kampione në fuqi e Maqedonisë, rezulton të jetë skuadra më mirë e ranguar shqiptare, por njëherit edhe nga ekipet vendore. Kështu thotë renditja më e fundit e publikuar nga ana e UEFA-s, në nivel klubesh, aty ku bindshëm kryeson Bajerni i Munihut, para 3 skuadrave angleze, Mançester Siti, Liverpull dhe Çelzi, derisa TOP5 mbyllet me Barcelonën, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija renditet në pozitën e 132-të, duke lënë pas KF Laçin në konkurrencën mes 19 skuadrave shqiptare, që figurojnë në këtë renditje të UEFA-s, përfshirë këtu edhe skuadrën e FK Deçiç nga Mali i Zi, që këtë edicion debutoi në arenën ndërkombëtare.

Laçi është skuadra më e mirë shqiptare nga Shqipëria, duke u renditur në pozitën e 193, ndërsa Drita e Ardian Nuhiut, aktualisht mban epitetin e skuadrës më të mirë kosovare, duke mbajtur pozitën e 220.

UEFA, renditja e fundit e ekipeve shqiptare

në nivel klubesh

Pozita Emri i ekipit Shteti
132 Shkëndija RMV
193 KF Laçi Shqipëri
214 Kukësi Shqipëri
220 Drita Kosovë
272 Teuta Shqipëri
274 FC Shkupi RMV
280 FC Prishtina Kosovë
281 FK Partizani Shqipëri
290 Skënderbeu Shqipëri
351 Tirana Shqipëri
397 Llapi Kosovë
398 Gjilani Kosovë
399 Ferronikeli Kosovë
400 Trepça ‘89 Kosovë
405 Vllaznia Shqipëri
406 Luftëtari Shqipëri
410 Renova RMV
412 Struga Trim Lum RMV
429 FK Deçiç Mali i Zi

(Renditja më e mirë e skuadrave mbarëshqiptare në renditjen e UEFA-s)

Shkëndija gjithashtu mban epitetin e skuadrës më të mirë të ranguar nga Maqedonia e Veriut. “Kuqezinjtë” nga Tetova  janë plotë 142 pozita para FC Shkupit, skuadrës tjetër shqiptare që renditet si e dyta më e mirë e ranguar nga vendi ynë. Vardari renditet në pozitën e 347, vijon Sileksi në pozitën e 355, ndërsa në pozitat 410, 411 dhe 412 renditen Renova, Rabotniçki dhe Struga Trim Lum.

Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevi ndajnë pozitën e 417-të, ndërkohë Pelisteri figuron si skuadra e fundit nga Maqedonia në renditjen e përgjithshme të UEFA-s nga gjithsej 433 skuadra. (infOSport.mk)

UEFA, renditja e ekipeve vendore në nivel klubesh
Pozita Emri i ekipit
132 Shkëndija
274 FC Shkupi
347 Vardari
355 Sileksi
410 Renova
411 Rabotniçki
412 Struga Trim Lum
417 Makedonija GJ.P
417 Akademia Pandev
419 Pelisteri

(Renditja më e mirë e skuadrave nga RMV në renditjen e UEFA-s)

Leave a Reply