Aksion model i futbollistëve të Shkëndijës! Florent Ramadani nuk fal dhe shënon (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e Parë, e ku gola janë shënuar në vetëm dy takime, njofton “infOSport.mk”.

Në Manastir, Makedonija GJ.P falë golave të shënuar nga Sefer Emini (3’) dhe Kristijan Filipovski (37’), avanson me shifrat 2:0 përballë vendasve të Pelisterit, ndërkohë Shkëndija falë golit të shnëuar nga Florent Ramadani në minutën e 44-të, në pushim përballë Tikveshit shkoi me epërsi minimale 1:0.

Ky gol solli një aksion tjetër perfekt nga ana e futbollistëve të Shkëndijës, ku patëm mundësi të shohim një aksion model, që përfundoi me golin e të riut Florent Ramadani. Ishte ky goli i tretë për Ramadanin këtë edicion në Ligën e Parë, ndërsa në 3 ndeshjet tjera të ditës së sotme, rrjetat janë duke pushuar, përfshirë këtu edhe duelin në Autokomandë midis Skopjes dhe Renovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply