Tushel në probleme, ndaj Njukasëll do të duhet të luaj pa 3 sulmues!

Tomas Tushel po has në shumë probleme në prag të takimit të sotëm të Çelzit përballë Njuaksëll Junajtedit në “Sent Xhejms Park”.

Tushel për këtë ndeshje nuk do t’i ketë të gjitha forcat në dispozicion, pasi do të duhet të luaj pas treshen sulmuese Timor Verner, Romelo Lukaku dhe Kristian Pulishiç.

Trajneri gjerman i Çelzit  shpreson t’i ketë këta futbollistë të gatshëm pas ndeshjeve me kombëtaret.

Mbetet të shihet se si do ta organizojë Tushel sulmin e skuadrës, pa treshen në fjalë sot kundër Njukasëll Junajted, ndeshje kjo që starton në ora 16:00.

Leave a Reply